Motosharra profesionale MS 462 C-M-R përdoret për raste shumë të vështira emergjence, si për shembull operacionet e zjarrfikësve, grupet e asistencës teknike, etj. Përmban një dorezë shtesë për përshtatje të shpejtë dhe të thjeshtë të thellësisë së prerjes. Performanca e saj është mbresëlënëse. Sistemi i saj i lubrifikimit, i quajtur STIHL Ematic, optimizon lubrifikimin e zinxhirit gjatë përdorimit, duke reduktuar nevojën për ta lubrifikuar zinxhirin me 50% të sasisë së zakonshme. Me motorin ekonomik të teknologjisë 2-MIX, i cili ruan ambientin nga lëndët e dëmshme (emetimet), kjo motosharrë qëndron e fuqishme dhe e ekuilibruar gjatë gjithë përdorimit. Një nga veçoritë qëndron në integrimin e teknologjisë M-Tronic në strukturen e saj. Ky microchip me funksione kalibrimi siguron një performancë motori optimale dhe një ndezje të thjeshtë dhe të lehtë në çdo moment.
Emri i produktit | Kapaciteti (cm3) | Fuqia kË/hp | Pesha (kg) | Gjatësia e shinës (cm) |
---|---|---|---|---|
MS 462 C-R-M | 72.2 | 4,4/6,0 | 6.5 | 50 |